ILOVEALLAH
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ILOVEALLAH

ISLAM
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohu
Affiliates
Tema Fundit
» Floktarja e bijës së Faraonit
Falja e namazit të natës me xhemat Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 11:50 am nga Admine

» Çdo namaz i falur në xhami, është zëvendësim i Tehijjetu’l-mesxhidit
Falja e namazit të natës me xhemat Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 11:23 am nga Admine

» A duhet të lexohet Bismilahi në secilin reqat?
Falja e namazit të natës me xhemat Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 11:15 am nga Admine

» Falja e namazit të natës me xhemat
Falja e namazit të natës me xhemat Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 11:12 am nga Admine

» DISKUTO RETH FACEBOOKIT
Falja e namazit të natës me xhemat Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 10:57 am nga Admine

» SELAMUN ALEJKUM ANTAR TE NDERUAR
Falja e namazit të natës me xhemat Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 10:53 am nga Admine

» Selamullahi alejkum
Falja e namazit të natës me xhemat Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 10:41 am nga Admine

»  Allahu Ekber,çdo brengë largohet nga zemra
Falja e namazit të natës me xhemat Icon_minitimeSat Feb 11, 2012 11:58 pm nga Admine

» Qëndro i patundur në lutje dhe madhërrimet e tua për All-llahun
Falja e namazit të natës me xhemat Icon_minitimeSat Feb 11, 2012 11:23 pm nga Admine

Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Statistikat
Forumi ka 14 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Asija

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 45 artikuj v 42 temat
Sondazh
Si ju duket Forumi i motrave?
Shumë i mirë
Falja e namazit të natës me xhemat Vote_lcap0%Falja e namazit të natës me xhemat Vote_rcap
 0% [ 0 ]
I Mirë
Falja e namazit të natës me xhemat Vote_lcap100%Falja e namazit të natës me xhemat Vote_rcap
 100% [ 1 ]
Deri diku
Falja e namazit të natës me xhemat Vote_lcap0%Falja e namazit të natës me xhemat Vote_rcap
 0% [ 0 ]
I Keq
Falja e namazit të natës me xhemat Vote_lcap0%Falja e namazit të natës me xhemat Vote_rcap
 0% [ 0 ]
Totali i votave : 1
Ora në Forum
March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
CalendarCalendar
Vizitorët në Forum
Free counter and web stats -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- free counters
Free counters
Kohët e namazit

 

 Falja e namazit të natës me xhemat

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admine
Admin
Admine


Numri i postimeve : 37
Join date : 23/11/2011

Falja e namazit të natës me xhemat Empty
MesazhTitulli: Falja e namazit të natës me xhemat   Falja e namazit të natës me xhemat Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 11:12 am

Falja e namazit të natës me xhemat

Pyetja:

Esselamu alejkum! Profesor i nderuar, kam vërejtur se kohëve të
fundit është shfaqur një dukuri, ku disa vëllezër mblidhen pas mesnate
dhe falin namaz nate me xhematë, respektivisht me imam. Ajo që më
intereson mua është të di se a ka bazë kjo praktikë në burimet e fesë
sonë dhe a është praktikuar kjo në kohën e sahabëve? Gjithashtu,
dëshiroj të mësoj qëndrimin e medh’hebit hanefi në lidhje me faljen e
namazeve nafile me xhemat?

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, në pyetjen tuaj ju keni parashtruar çështjen e namazit të
natës, namaz ky i cili në terminologjinë e shkencës së fikut njihet me
emrin “Salatu et-tehexhudi”. Nocioni Tehexhud, rrjedh nga fjala “El-Huxhudu” që për kuptimin e kësaj fjale Ebu Ubejde dhe Ibnul Arabi thonë se kjo shprehje ka dy kuptime të kundërta që janë: Zgjim nga gjumi, dhe fjetje. Kurse nocioni Tehexhud në aspektin terminologjik të Sheriatit islam nënkupton: “Zgjim nga gjumi për të falur namaz pas namazit të jacisë, (veçanërisht pas mesnate), do me thënë namaz të natës.”

Ky lloj i namazit është sunet e veçanërisht netëve të bekuara apo me
theks të veçantë gjatë dhjetë netëve të fundit të muajit ramazan.
Pejgamberi s.a.v.s. për këtë lloj të namazit ka thënë: “Namazi më i vlefshëm pas farzit është namazi i natës” (Muslimi)

Sa i përket këtij namazi, ky namaz duhet të falet në shtëpi sepse për
këtë lloj të namazit, pra namazit të natës nuk ka transmetim se
Pejgamberi s.a.v.s. të ketë tubuar ose të ketë ftuar njerëz për të falë
namazin e Tehexhudit (namazin natës) me xhematë. Një veprim të tillë nuk
e kanë praktikuar as sahabët (shokët e Pejgamberit s.a.v.s.). Në bazë
të kësaj dhe shumë argumenteve të tjera, dijetarët e medh’hebit hanefi
kanë formuluar qëndrimin se falja e këtij lloji të namazit me xhematë
nëpër xhami apo shtëpi është veprim i urryer (mekruh), sepse është në
kundërshtim me praktikën e Pejgamberit a.s., sahabëve dhe me parimet e
përgjithshme të Islamit.[1]

Pra, ky është qëndrimi i Islamit rreth kësaj çështjeje, respektivisht
rreth faljes së namazit të nafile me xhematë, edhe pse aty këtu mund të
hasësh në ndonjë mendim se lejohet, por me kusht që kjo të jetë
krejtësisht spontane dhe e pa organizuar, në të kundërtën dijetarët janë
unik se namazi i natës është i urryer të falet me xhematë.

Për në fund vetëm t’ju përkujtoj se këta njerëz që e bëjnë këtë
veprim, ndoshta qëllimi i tyre është i pastër, por veprimi i tyre është
në kundërshtim me sunetin dhe praktikën e Pejgamberit a.s., e nëse edhe
kësaj praktike nuk i binden, atëherë sigurisht se pas kësaj fshehin
qëllime të tjera. Këtu ka edhe një element që po e përmendi në mënyrë
kalimthi, se në këto xhemate, për të falë namaz të natës, shkojnë edhe
femrat, që dijetarët thonë se shkuarja e femrave në xhami në kohët e
rregullta është veprim i papëlqyer (mekruh), atëherë shkuarja e tyre në
këtë kohë, pas mes nate është veprim i ndaluar.

Allahu e di më së miri!

_________________
[1] Dr. Vehbe Zuhejli, Fikhul Islamai ve ediletuhu, 2/47.

_________________
Jusuf Zimeri
Mars, 2011
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://iloveallah.albanianforum.net
 
Falja e namazit të natës me xhemat
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
ILOVEALLAH :: Forumi Legjislativ :: Fikh :: Fetfa nga Fik`hu-
Kërce tek: