Nga emiri i besimtarëve Ebu Hafse Umer ibn-ul-Hattabit, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:
"E kam dëgjuar të Dërguarin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:
"Veprat janë sipas qëllimit dhe çdokujt i takon
ajo që e ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për
shkak të All-llahut dhe të dërguarit të Tij, shpërngulja (hixhreti) e
tij është për All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Ndërsa, shpërngulja e
kujt është të fitojë disa të mira të kësaj bote ose të martohet me
ndonjë femër, i atilli nuk do të fitojë tjetër përveç çka ka pasur për
qëllim."
(Këtë e transmetojnë dy imamë muhaddithë: Ebu
Abdullah Muhammed ibn Ismail ibn Ibrahim ibn el-Mugireh ibn Berdize el
Buhari dhe Ebul-Husejn Muslim ibn el-Haxhaxh ibn Muslim el-Kushejrij
el-Nejsaburi në dy Sahihet e tyre, të cilat konsiderohen dy përmbledhjet
më të sakta të shkruara të haditheve.)