ILOVEALLAH

ISLAM
 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveidentifikimiRegjistrohu
Affiliates
Tema Fundit
» Floktarja e bijës së Faraonit
Sat Feb 25, 2012 11:50 am nga Admine

» Çdo namaz i falur në xhami, është zëvendësim i Tehijjetu’l-mesxhidit
Sat Feb 25, 2012 11:23 am nga Admine

» A duhet të lexohet Bismilahi në secilin reqat?
Sat Feb 25, 2012 11:15 am nga Admine

» Falja e namazit të natës me xhemat
Sat Feb 25, 2012 11:12 am nga Admine

» DISKUTO RETH FACEBOOKIT
Sat Feb 25, 2012 10:57 am nga Admine

» SELAMUN ALEJKUM ANTAR TE NDERUAR
Sat Feb 25, 2012 10:53 am nga Admine

» Selamullahi alejkum
Sat Feb 25, 2012 10:41 am nga Admine

»  Allahu Ekber,çdo brengë largohet nga zemra
Sat Feb 11, 2012 11:58 pm nga Admine

» Qëndro i patundur në lutje dhe madhërrimet e tua për All-llahun
Sat Feb 11, 2012 11:23 pm nga Admine

Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Statistikat
Forumi ka 14 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Asija

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 45 artikuj v 42 temat
Sondazh
Si ju duket Forumi i motrave?
Shumë i mirë
0%
 0% [ 0 ]
I Mirë
100%
 100% [ 1 ]
Deri diku
0%
 0% [ 0 ]
I Keq
0%
 0% [ 0 ]
Totali i votave : 1
Ora në Forum
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
CalendarCalendar
Vizitorët në Forum
Free counter and web stats -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- free counters
Free counters
Kohët e namazit

Share | 
 

  Kurbani,historiku dhe rëndësia e tij

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admine
Admin


Numri i postimeve : 37
Join date : 23/11/2011

MesazhTitulli: Kurbani,historiku dhe rëndësia e tij   Mon Dec 19, 2011 10:01 am

Kurbani, historiku dhe rëndësia e tij.

Kurbani

Fjala kurban ne kuptimin etimollogjik d.m.th."Afrim, mjet që të afron me Zotin", ndërsa në kuptimin terminillogjik "Të therësh një kafsh të pështatshme sipas kushteve të caktuara me qëllim adhurimi. Kurbani theret në kohën e kurban bajramit(në tre ditë e para).

Kurbani i pranishëm në të gjitha fet.

Kurbani ekziston në të gjitha fet si shprehje adhurimi.Këte e vërteton edhe vet Kurani ku thot "Ne i kemi caktuar çdo populli vendtherrjen (e kurbanit), që ta përmendin emrin e All-llahut, për arsye se i furnizoi ata me kafshët. Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo të dëgjueshmit.(Suretul-Haxh 34)

Vec kësaj Kurani përmend edhe disa shembuj që kan ndodhur në kohrat e mëpërparshme,ku tregohet ngjarja e djemve te Ademit a.s.ku njerit ju pranua e tjetrit jo,ku Allahu xh.sh.thot "Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: “Unë do të të mbys ty” (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: “All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve”(Suretul-Maide27)

Kjo ngjarje që përmendet në Embarassed me disa ndryshime egziston edhe në librat tjerë të shenjtë.

Urtësia(hikmeti)i therjes së Kurbanit.

Cdo uedhër nga ana e Allahut xh.sh. duhet të dimë se është perplot urtësi.
Me therjen e kurbanit,me të përmendur emrin e Allhut xh.sh. bëhet e ditur se të gjitha kafshët që jetojnë në ruzullin toksor janë pronë e Allahut xh.sh.
Kurbani është shprehje e heroizmit,sakrificës dhe bindjes së njeriut në rrugën për përfitimin e kënaqësisë së Zotit.
Kjo bindje dh sakrific është simbolizuar me Hz.Ibrahimin dhe Hz. Ismailin duke arritur edhe kulmin,ku këte e vërteton edhe Kurani ku thot "Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve! Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm). Dhe kur arriti ai (djali) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!” E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit dhe e përmbysi atë në fytyrë (në ballë). Ne e thirrëm atë: “O Ibrahim!” Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët! Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë. Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm.Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm.Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi! Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë. Suretu-Safat(100-111)

Kurbani rrit njeriun në anën shpirtërore ndaj Allahut xh.sh. Në këtë mënyre njeriu vërteton adhurimin,si dhe mundohet të kryej detyrën e falendeeimit:afrohet me Allahun xh.sh.dhe kurbani kryen rolin e afrimit të tij me Krijuesin.

Poashtu në jetën sociale kurbani luan një rol të rëndësishëm. Në shoqëri mbjell shpirtin vëlazëror, rrit bashkpunimin, ndihmen dhe shpirtin e sakrificës

Ndihmon nëzhvillimin e barazis në shoqëri,mbulon hendekun ne mes shtresave të ndryshme shoqërore.
Per të varfërit që nuk kanë mundësi që familjeve të tyre tju blejn mish, kurbani është nji mirësi shum e madhe.
Kurbani e mëson pasanikun që ai të jap nji pjes së tij për të perfituar kenaqësinë e Allahut xh.sh.
E nxit ate që të ndihmoj të tjerët,dh në ndërgjegjjen etij të ndjej nji kënaqësi.
Në këtë mënyrë personi shpëton nga sëmundja e kopracisë dhe pasioni i tepërt për pasurin e kësaj bote.
Prg:Uzeir Ibrahimi.
(Inshaallah do e vazhdojm)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://iloveallah.macedonianforum.net
Admine
Admin


Numri i postimeve : 37
Join date : 23/11/2011

MesazhTitulli: Re: Kurbani,historiku dhe rëndësia e tij   Mon Dec 19, 2011 10:02 am

Vazhdim i pjesës së parë)
Llojet e Kurbanit
a). Kurbani Vaxhib.
1)Kurbani që therret gjat Bajramit të Kurbanit.
Kur jemi te ttherja e Kurbanin nënkuptojmë kafshën e cila therret gjat Bajramit të Kurbanit.
Në medh`hebin Hanefij,personat që i plotësojnë kushtet e therjes së Kurbanit e kan vaxhim të therin Kurban.Argument marrin ajetin Kuranor ku Allahu xh.sh. thot;" Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!(Suretul-Kevther 2)
Sipas Hanefijve dicka që ësht bërë Vaxhib Muhammedit a.s., dhe nuk ka ajet tjetër që vërteton të kundërtën,me automatizëm përfshin edhe Ummetin e tij,sepse Muhammedi a.s. është udhërëfyes për Ummetin e tij.
Si argument tjetër marin edhe hadithin e Muhammedit a.s. ku thot;"Ai që ka mundësi të ther Kurban dhe nuk e ther,le ti mos i afrohet faltores tonë".
Personat që obligohen me therjen e Kurbanit.
1).Të jet musliman.
2).Psigjikisht të jet i shëndosh.
3) Të jet në moshën madhore.
4). Të mos jet udhëtar.
5) Të jet i pasur.

2.Kurbani i premtimit.
Është ai kurban kur personi jep fjalën se poqese i plotësohet dëshira, për hirë të Allahut xh.sh. do ther Kurban.
Në momentin që realizohet dëshira e tij,ai therjen e Kuebanit e ka Vaxhib.

3.Kurbani që e ther personi i cili e kryen Haxhin Kiran dhe Haxhin Temettu.
b).Kurbani nafile.
Në këte kategori bëjn pjes llojet e Kurbanit që nuk jan Vaxhib,si Kurbani akika dhe Kurbanet tjera që theren jashta Bajramit të Kurbanit.
1). Kurbani Akika.
Është ai Kurban që theret me rastin e lindjes se ndonjë famiu, si falenderim ndaj Allahut xh.sh.Ki lloj Kurbani nuk është i detyrueshëm,por është sunnet.
Muhammedi a.s. këte e ka praktikuar dhe ka këshillura Ummetin e vet që edhe ata ta bëjnë këte.
2.Kurbani që ther personi që kryen Haxhin Ifrad.
Prg:Uzeir Ibrahimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://iloveallah.macedonianforum.net
 
Kurbani,historiku dhe rëndësia e tij
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Numrat Fibonaçi
» Historia, miti dhe mitologjia
» Fantazma e pyllit te Lozhanit (Korce)
» Historiku i Egjiptit
» Literaturë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
ILOVEALLAH :: Forumi Legjislativ :: Fikh :: Kurbani-
Kërce tek: